Përplasje mes trenit dhe veturës në Jagodë të Klinës, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në fshatin Jagodë të Klinës, ku është përplasur një veturë me trenin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orëve të para të mengjesit ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button