
Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor.
Rreth orës 16:10, në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, është raportuar një rast i plagosjes me armë zjarri”.
“Njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmim



