Policia arreston të dyshuarin 32 vjeçar pasi mbrëmë në objektin e EULEXI-T kishte hedhur molotov me ç’rast objekti pësoi dëme nga zjarri

Pas protestave te tensionuara dje, sot është kapur nga policia 32 vjeçari nën dyshimin se ka hedhur shishe Molotovi në drejtim të objektit të EULEX-it.

Incidenti u raportua mbrëmë rreth orës 00:05 të 17 shtatorit, në rrugën “Lidhja e Pejës”, dhe nga ky rast objekti kishte filluar të digjet.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”

Lidhur me protestat e djeshme, në kërkim nga policia janë dhe disa të dyshuar të tjerë që kanë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq policia po punon në identifikimin e këtyre personave.

Artikuj të tjerë

Back to top button