
Një person ka njoftuar policinë se në liqenin në fshatin Livoç, ka parë një trup të pajetë
Lidhur me këtë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që e kanë nxjerrë trupin nga uji.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Viktima nuk kishte dokumente, por sipas hetimeve fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i raportuar si person i zhdukur para dy ditësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet.



