Qytetari nga Suhareka raporton se hajnat i kishin vjedhur armë dhe sende tjera me vlerë në shtëpinë e tij, rasti nën hetim

Një qytetar nga Suhareka ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij në Lagjen e Re dhe kanë vjedhur një armë dhe disa sende me vlerë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 tetor, në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 22:45.

Ankuesi ka deklaruar se nga shtëpia i është vjedhur një pistoletë me pesë fishekë, për të cilën posedon leje, si dhe disa aksesorë dhe bizhuteri.Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia ka nisur procedurat hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Artikuj të tjerë

Back to top button