
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për TandemPress se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një vrasje në Pogragjë të Gjilanit.
Osmani ka dhënë një deklaratë të shkurtër, duke bërë të ditur se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes.
“Ekipet dhe hetuesia kanë dalur në vendin e ngjarjes”, tha Osmani.
Detaje të tjera lidhur me rastin pritet të bëhen të ditura nga autoritetet kompetente.



