Protesta zhvendoset në shesh, turma të mëdha të qytetarëve kundër aktgjykimit të Hagës

Pas tubimit pranë objektit të EULEX-it, protestuesit janë orientuar drejt sheshit, ku është kërkuar vazhdimi i protestës.

Në mesin e turmës është bërë thirrje që protestuesit të largohen nga hapësira pranë objektit të EULEX-it dhe të vazhdojnë tubimin në shesh. Zhvendosja është bërë në koordinim me Policinë e Kosovës.

Protesta është zhvilluar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Numër i madh qytetarësh janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button