Protestuesit i drejtojnë reflektorët nga Qeveria: Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara

Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, reflektorët në sheshin “Skënderbeu” u kthyen nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Me këtë veprim, protestuesit kërkuan votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Reflektorët po i kthejmë nga objekti i Qeverisë. Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron”, ishte mesazhi që përcolli organizatori i protestës, Çlirim Haziri.Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkohë, për nesër është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me pika të tjera në rendin e ditës.

Artikuj të tjerë

Back to top button