Rama bën bilancin e 6 viteve të Qeverisë Kurti: Vada e Lupçit dhe prerja e shiritave të projekteve të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë bilancin e Qeverisë Kurti në këto 6 vite.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveria do të mbahet mend për vadën e Lupçit dhe prerjen e shiritave të rrugëve të Prishtinë.

“Ministri e paska pre shiritin e një rruge LOKALE që është projekt, menaxhim dhe marrëdhënie kontraktuale mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit ekonomik. Në mungesë të projekteve të veta, Qeveria ka zgjedhur të bëjë spektakël politik qesharak me një projekt që i takon Kryeqytetit, ndërsa Ministria është veç bashkëfinancuese dhe atë me një pjesëmarrje më të vogël se vetë Komuna”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje.

“Financimi është si vijon: * Komuna e Prishtinës: 1,650,000.00 € * Ministria: 1,500,000.00 € (të planifikuara për vitet 2024, 2025 dhe 2026) PRA, KRYEQYTETI ËSHTË INVESTITORI DHE PËRGJEGJËSI KRYESOR I KËTIJ PROJEKTI. Madje, deri më tani Ministria ka realizuar vetëm rreth 600,000.00 € pagesa për vitet 2024-25, ndërsa për vitin 2026 nuk ka paguar ende ASNJË euro. Bashkëngjitur i keni faktet: kontrata është e Komunës, investitori kryesor është Komuna dhe përgjegjësia për realizimin e projektit i takon Komunës së Prishtinës. Pas gjashtë vitesh pushtet, kur bilanci i “veprave kapitale” vazhdon të identifikohet me “vadën e Lupçit”, nuk është çudi që kanë zbrit në Prishtinë për të prerë shiritat e projekteve komunale. Të dashur ministra, nëse keni kaq shumë kureshtje dhe qejf me pa qysh është me pre shirita, veç kallxoni! Ju thërrasim”, ka shkruar Rama.

Artikuj të tjerë

Back to top button