Votimi në përfaqësi diplomatike, Elezi: Dalja në votime në diasporë deri në orën 09:00 është 11,24%

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, i cili ka filluar sot.
Në një konferencë për media, ai ka bërë me dije se në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, kurse në orën 07:00 votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Evropë.
Po ashtu, ai ka treguar se votimi në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Ëashington – ambasadë dhe Neë York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 3,117 votues.



