
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK-së është trishtues.
Sipas tij, për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollosë UÇK-në.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, ka thënë ai.



