Së shpejti në TandemPress: “N’Katër Sy”, një format i ri intervistash ballë për ballë

TandemPress së shpejti do të sjellë një format të ri intervistash, me një qasje më ndryshe dhe më të drejtpërdrejtë ndaj të ftuarve.

“N’Katër Sy” është seria e re e intervistave ku biseda zhvillohet ballë për ballë, pa distancë dhe pa shumë formalitete. Kamera është aty, por fokusi kryesor do të jetë te personi, rrëfimi dhe përgjigjet e tij.

Në këtë format, gazetari i TandemPress do të jetë me telefonin/kamerën në dorë, duke e ndjekur intervistën në mënyrë më spontane dhe dinamike. Qëllimi është që biseda të duket sa më natyrale, sikur dy persona janë ulur përballë njëri-tjetrit dhe po zhvillojnë një bisedë të hapur.

“N’Katër Sy” do të sjellë përballë kamerës njerëz nga fusha të ndryshme – politikë, media, biznes, sport, kulturë, art, shëndetësi, shoqëri, por edhe profesionistë e figura interesante që kanë një histori për të treguar.

Përveç pyetjeve rreth profesionit dhe angazhimit të tyre, në fokus do të jenë edhe historitë personale, sfidat, sukseset, dështimet, mendimet dhe temat që shpesh nuk marrin hapësirë në intervistat tradicionale.

Ky format synon të sjellë një tjetër mënyrë të komunikimit me të ftuarit: më afër, më spontan dhe më njerëzor.

Një intervistues. Një i ftuar. Një kamerë në dorë. Dhe një bisedë – n’katër sy.

🎙️ N’KATËR SY – by TandemPress

Së shpejti.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button