SHBA bën thirrje për mbylljen e UNMIK-ut në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po diskutohet për Kosovën.

Anëtarët e Këshillit po shqyrtojnë raportin për Kosovën, të përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Përveç vlerësimit të punës së EULEX-it, është shqyrtuar edhe çështja e misionit të UNMIK-ut.

Nga SHBA-ja deklaruan nevojën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut, duke deklaruar se nuk është më e nevojshme të funksionojë ky mision.

Sipas SHBA-së, UNMIK-u po shpenzon mjaftueshëm, ka përmbushur të gjitha kërkesat tash e sa kohë, dhe nuk ka ndonjë impakt më në Kosovë.

Me këtë teori u pajtua edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, duke thënë se UNMIK-u më nuk implementon detyrat fillestare që i ka pasur, meqë nuk ka më nevojë.

Po ashtu edhe ministrja në detyrë, Donika Gërvalla u shpreh se UNMIK-u duhet të mbyllet sepse nuk i shërben qëllimit.

“UNMIK duhet të mbyllet. Është humbje e parave të OKB-së. Nuk i shërben qëllimit. Po të shkonte nesër, asgjë s’do të ndryshonte në Kosovë. Rezultati në rajon do të vendoste mes demokracisë perëndimore e autokracisë për ndikimin në këtë pjesë të Evropës”, deklaroi ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button