Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Ai tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprime hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Pllana.

Artikuj të tjerë

Back to top button