Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Japonisë, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje të mjedisit, si dhe rëndësia e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë.

‘Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë. Gjithashtu, theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë”,thuhet në njoftimin e presidencës
Në takim është vlerësuar edhe roli i Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Artikuj të tjerë

Back to top button