Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik

Të reshurat e shiut që nisën pasditen e sotëm, kanë nisur të shkaktojnë telashe në komunikacion.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e TandemPress shihet se rruga kryesore në Veternik të Prishtinës është vërshuar në tërësi.

Gjendja e rrugës po shkakton vështirësi në qarkullimin e veturave.

Ndërkaq, pamje tjera që kanë arritur në redaksi paraqesin situatë të ngjashme edhe poshtë rrugës së Veternikut, në drejtim të Rrethit me Flamur.

Artikuj të tjerë

Back to top button