
Në lagjen Lakuriq te Prizrenit Policia e Kosoves kishte informacion se në orët e vona të natës po u zhvillonte një aheng familjar me muzikë shumë të lartë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaqir Bytyci:
Gjatë orës 00:30 te datës 30 gusht policia kishte shkuar për të intervenuar në një aheng ku po zhvillohej me muzikë të lartë ku dhe qytetarët kishin shprehur shqetësim per prishjen e qetësisë publike
Në vendin e ngjarjes u kerkua nga policia që të pranishmit që ta ndërprisnin muzikën dhe t’i respektonin procedurat ligjore.
Mirëpo, gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë hasën në rezistencë dhe u sulmuan nga disa persona.
Në vendin e ngjarjes u angazhuan edhe njësi të tjera policore, të cilat arrestuan tre persona dhe i shoqëruan në Stacionin Policor në Prizren.
Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Sipas raportit mjekësor zyrtarët pësuan lëndime të lehta trupore, ndërkaq rasti ende mbetet nën hetim.



