Shoferi në Prizren shkaktoi vetaksident nga pakujdesia, vdes pasagjeri që ishte me të në veturë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 26.09.2026 në fshatin Lutogllavë të Prizrenit një person nga pakujdesia dyshohet se ka shkaktuar vetëaksident, ndërsa pasagjeri që ka qenë me të në vëturë, si pasojë e aksidentit, ka vdekur.

Sipas Policisë, vozitësi, si i dyshuar është dërguar fillimisht për tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Artikuj të tjerë

Back to top button