
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dashur të mbahej sot seanca e radhës ndaj Vali Corleones, mirëpo shqyrtimi gjyqësor është shtyrë për shkak të mungesës së tij.
Gjykata ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, pasi i pandehuri nuk është paraqitur.
Seanca e radhës është caktuar për 14 shtator, në orë 13:10.
Nga gjykata është bërë e ditur se, në rast se Vali Corleone nuk paraqitet as në seancën e ardhshme, ndaj tij mund të lëshohet urdhërarrest.


