
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media sot në orën 17:00 pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku kreu i LVV-së, Albin Kurti, s’ka propozuar një emër për kryetar të Kuvendit.
“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet sot në selinë qendrore të Aleancës, me fillim në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Aleancës.



