
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e 8 tetorit te Konviktet Studentore në Prishtinë, ku një punëtor sigurimi është sulmuar fizikisht pasi nuk kishte lejuar dy persona të hynin me veturë në hapësirat e qendrës.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Afrim Zhitia”.
Sipas deklarimit të viktimës, I.V dy persona kishin tentuar të hynin me veturë brenda hapësirave të konvikteve, por sigurimi nuk i kishte lejuar.
Fillimisht mes palëve kishte nisur një fjalosje, ndërsa më pas situata dyshohet se ka eskaluar në sulm fizik.
Si të dyshuar për rastin janë identifikuar A.G dhe E.G, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar punëtorin e sigurimit.
Palët janë intervistuar në polici, dhe janë ndaluar për 48 orë, ndërkaq hetimet mbi rastin po vazhdojnë.



