Syla:12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës, një polic dhe 11 civilë

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka dhënë detaje lidhur me gjendjen në Qendrën Emergjente pas protestës së sotme pranë Kuvendit të Kosovës, ku u përdor edhe gaz lotsjellës.

Syla ka bërë të ditur se deri në momentin e deklarimit të tij, në Qendrën Emergjente janë pranuar 12 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej tyre një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.

“Deri në këtë moment në Qendrën Emergjente kemi pranuar 12 raste, 12 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Prej tyre kanë qenë 1 polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar në veprimin e lotsjellësit”, ka deklaruar Syla.

Ai shtoi se gjendja e tyre është e mirë dhe pa lëndime të rënda.

Artikuj të tjerë

Back to top button