Tragjedi në Shëngjin, dyshohet për të mbytur te “Rana e Hedhun”, dhe të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën bregdetare të Shëngjinit. Dyshohet se dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa dy të tjerë janë shpëtuar, por janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në plazhin e “Ranës së Hedhun”, ku sipas informacioneve paraprake, viktimat dhe të mbijetuarit janë rrëmbyer nga dallgët e fuqishme teksa ndodheshin në ujë.

Sapo është dhënë sinjalizimi për incidentin, forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të kryer operacionin e shpëtimit. Pavarësisht përpjekjeve, për dy nga personat e përfshirë nuk është mundur të bëhet asgjë, ndërsa dy të tjerët janë dërguar me urgjencë për marrjen e kujdesit mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i RTSH-së, i cili po ndjek nga afër zhvillimet në zonë.

Autoritetet ende nuk kanë bërë publike identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon intensivisht në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi bregdetare.

Artikuj të tjerë

Back to top button