Tragjike: Vdes punëtori 54 vjeçar pasi u rrëzua në objektin e ndërtimit ku punonte në Ferizaj

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40.

Sipas tij, dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore, viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e 54-vjeçarit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Artikuj të tjerë

Back to top button