Tre persona janë arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në Gjakovë ndërsa një në Mitrovicë të Jugut.

Në rastin e parë i cili është raportuar se ka ndodhur më 16.06.2026, në ora 21:00, një grua ka pësuar dhunë në familje. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër që ka ndodhur në të njëjtën ditë, në ora 23:30, është raportuar se pas një mosmarrëveshje një grua është sulmuar fizikisht nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton. Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjithashtu, Policia ka raportuar se edhe një burrë është arrestuar për një rast që ka ndodhur më 14.06.2026, në ora 14:50. I njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button