U nis prej Medvegjës për Prishtinë, si u ndalua kosovari Osman Selmani në kufi?

Shtetasi kosovar, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë kishte qenë duke u kthyer nga Medvegja në Prishtinë.
Familja ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakt me të deri sot që nga 1 korriku kur edhe ishte arrestuar.
Sipas familjarëve, Osman Selmani është ndaluar nga Serbia dhe është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.



