Vdes 46-vjeçarja në Shtime pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese bashkë me rrethojat e ballkonit

Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori” në Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.Sipas tij, rasti ka ndodhur më 05.07.2026, rreth orës 18:50, kur Policia është njoftuar se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një ndërtese.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa ekipi i emergjencës e ka transportuar të lënduarën në QKMF-në e Shtimes për trajtim mjekësor.
Rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se 46-vjeçarja kishte vdekur.Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht bashkë me shtyllat metalike (gilindera).Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.



