Vendimi i Speciales, OVL UÇK mblidhet nesër

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje e pastaj edhe konferencë për media.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.

“Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet i ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit”.

Artikuj të tjerë

Back to top button