Vrasja e Liridonës, qiradhënësi i veturës: I kam thënë Granitit që do të zbulohet rasti

Ka vazhduar seanca kundër tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ish- bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.
Gjatë kësaj seanca po dëshmon qiradhënësi i veturës, Jeton Binaku.
Dëshmitari tha se e kishte paralajmëruar Granit Plavën, njërin prej tre të akuzuarave për vrasjen e Liridonës, se nëse viktima është shtetase suedeze do të zbulohej rasti.
“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti. Kam thënë se në Prishtinë ka shumë kamera dhe rasti mund të zbulohet. I kam thanë Granitit pasi ka ndodh rasti shqiptari me lanë, me mbytë gruan e me ikë nuk e ka traditë”, u shpreh dëshmitari
Ndryshe, sot ka dhënë dëshminë e tij edhe mjeku ligjor, Naim Uka.