
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, të shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ky është një lehtësim, pasi ky konflikt ka marrë tashmë shumë jetë”, shkruan ajo në X.
Ajo thotë se tani nevojitet një rrugë drejt paqes së përhershme.
Ndryshe, para pak orëve, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për një armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, duke thënë se do të hyjë në fuqi sot.



