Vrasja e trefishtë në Gllogjan, lirohen nga akuza për vrasje tre të akuzuarit

Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në një autobus në Gllogjan. Babë e bir u liruan nga akuzat për vrasje, ndërkohë u dënuan për armëmbajtje pa leje, raporton Nacionale.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkoheshin se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

Pas më shumë se pesë vitesh nga rasti, tre të akuzuarit janë liruar nga akuza.

Artikuj të tjerë

Back to top button