Ymeri: Albin Kurtin e drejton mafia e energjisë elektrike

Deputetja e sapozgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Janina Ymeri, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si pjesë të strukturave të kontrolluara nga interesat e errëta ekonomike.

Gjatë një interviste në emisionin “Horizonti i Mesditës” në RTV21, Ymeri deklaroi se kreu i ekzekutivit nuk është i pavarur në vendimmarrjen e tij, por shërben si një “instrument” i mafisë energjetike.

Sipas deputetes Ymeri, pushteti aktual funksionon përmes një zinxhiri komandues që fillon jashtë institucioneve shtetërore.

“Ky është kukull e mafisë, këta tjerët janë kukulla të tij. Mafia e drejton Albin Kurtin, Kurti i drejton këta tjerët por në fakt krejt këta i përgjigjen kësaj kauze. Krejt është me importu sa më shumë energji elektrike gjë që nuk e prish trendin ka unë po themë”, u shpreh ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button