Policia në Gjilan: Kushdo që ka marrë shërbime nga Arianit Sllamniku të drejtohet në polici për të dhënë deklaratë

Policia në Gjilan i’u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë pranuar ‘’shërbime” apo konsulta nga Arianit Sllamniku, i cili duket se e ka marrë rolin e mjekut, të shkojnë në polici për intervistim.

Policia tha se këtë thirrje po e bën me qëllim që të zbardhen rrethanat e rastit.

“Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta me përdorim të ndonjë terapie apo medikamenti nga personi në fjalë dhe që konsiderojnë se janë dëmtuar në çfarëdo forme, qoftë materiale apo shëndetësore, që të paraqiten në ambientet e Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim me qëllim të zbardhjes të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button