Zgjedhjet e 7 qershorit: VV do të garojë me numrin 116, PDK me 125, LDK me 116, AAK me 128 dhe PSD me 129

Është tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garojë me numrin 116, Partia Demokratike me numrin 125, Lidhja Demokratike me numrin 116, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 128, kurse Partia Socialdemokrate me numrin 129.
Përfaqësuesit e partive politike janë shprehur te kënaqur me tërheqjen e numrave, duke pretenduar se ata do të iu sjellin fat në farën e 7 qershorit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar numrin e kësaj partie.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky numër është për të gjithë ata që besojnë për një Kosovë më të mirë.
“125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi!”, ka shkruar ai.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka komentuar numrin e partisë.
Sipas tij, ky do të jetë numri i ringritjes së LDK-së.
“Ky është numri ynë. Numri i bashkimit. Numri i ringritjes. Numri i Republikës që beson sërish. Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në.”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Duke treguar e AAK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se Aleanca është garancë për Kosovën.
“128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje! Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini. Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.



