Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, intervenojnë me kohë ekipet e zjarrfikësave

Zjarrfikësit në Gjakovë sot kanë parandaluar një incident që mund të ishte me pasoja mjaft të rënda.

Një zjarr kishte rënë në fabrikën e Dekorimit, ku mbetjet e bykut në kazana morën flakë.

Zjarrfikësit e Gjakovës njoftojnë se ekipet kanë ndërhyrë me kohë, duke e parandaluar përhapjen e zjarrit.

“Sot, rreth orës 16:00, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar në fabrikën e Dekorimit, ku kishte ndodhur djegie e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës.

Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me kohë dhe kanë lokalizuar situatën, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët tjera të objektit.

Zjarrfikësit mbeten të gatshëm 24/7 për t’iu përgjigjur çdo rasti emergjent” thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button