32 vjeçari nga Fushë Kosova dyshohet se vdiq pasi u ngulfat duke ngrënë shalqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat gjatë ngrënies së ushqimit.

Sipas informacioneve, 32 vjeçari fillimisht ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se gjatë ngrënies së shalqirit një copë i kishte ngecur në fyt, duke i shkaktuar vështirësi të rënda në frymëmarrje.

Pas njoftimit nga QKUK-ja, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button