Tentoi ta vriste gruan dhe vajzën e mitur, 51-vjeçari nga Prizreni Bashkim Gashi kërkon falje para saj në Gjykatë

Bashkim Gashi, i dënuar më herët me shtatë vjet burgim për sulmin me thikë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur në Prizren, është paraqitur sot para Gjykatës së Apelit.

Gjatë seancës së sotme, Gashi është shprehur i penduar për veprën e kryer, ndërsa ka kërkuar falje para bashkëshortes.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur pas mesnatës, rreth orës 02:15, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

Ai ishte dënuar më herët me shtatë vjet burgim për rastin, ndërsa tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit

Artikuj të tjerë

Back to top button