46 vjeçari nga Kosova mbetet i plagosur rëndë në vendin e punës në Mynih të Gjermanisë: I bie pllaka me peshë 400 kg në një kantier ndërtimi

Një punëtor 46-vjeçar nga Kosova është lënduar rëndë në një kantier ndërtimi në Mynih, pasi u godit nga një pllakë e rëndë e themelit gjatë punimeve të gërmimit

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën, më 2 shtator, rreth orës 09:05, në lagjen Neuhausen-Nymphenburg.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën, më 2 shtator, rreth orës 09:05, në lagjen Neuhausen-Nymphenburg. Sipas Policisë së Mynihut, një 38-vjeçar, po ashtu shtetas i Kosovës, po drejtonte një ekskavator dhe po përpiqej ta ngrinte pak pllakën, e cila peshonte ndërmjet 300 dhe 400 kilogramësh. Gjatë manovrimit, ajo u përmbys drejt gropës së punimeve dhe e goditi 46-vjeçarin në pjesën e poshtme të këmbës.

Goditja i shkaktoi punëtorit lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes ndërhynë ekipet e emergjencës, të cilat pas trajtimit fillestar e transportuan me autoambulancë në spital.Të dy burrat jetojnë në Mynih. Hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe mënyrën se si u përmbys pllaka janë marrë përsipër nga Policia e Trafikut e Mynihut.

Artikuj të tjerë

Back to top button