54 aktakuza gjatë 24-të orëve të fundit nga Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit, ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë e katër aktakuza kundër gjashtëdhjetë e katër personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet aktakuza kundër njëzet e dy personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale

Artikuj të tjerë

Back to top button