
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se më vitin 2025, deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të bruto produktit vendor (PBB).
Sipas tij, ky deficit është më i larti në Ballkanin Perëndimor dhe më i lartë se në çdo shtet të BE-së.
“Për krahasim: Shqipëria 22%, Maqedonia e Veriut 19,8%, Bosnja 19,7% dhe Serbia 7,3%. Prapa këtyre shifrave është varësia jonë nga importi dhe mungesa e prodhimit vendor.”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka thënë se një situatë e tillë duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.
“Kosovës i duhen politika që mbështesin prodhuesit, investimet dhe eksportin.”, ka thënë Sadiku.



