Ballina

LDK-ja sot i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do t’i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese.

Haziri tha ekskluzivisht mbrëmë në “DPT te Fidani” në Klan Kosova se pyetja e LDK-së për Kushtetuesen do të jetë se a ka të drejtë kryesuesi i kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin e fshehtë.

“Ne prapë kemi me dërgu nesër, grupi i deputetëve të LDK-së e ka përgatitur draftin në Gjykatë Kushtetuese ku do të kërkojë shpjegim dhe vlerësim të Kushtetueses në lidhje me çështjen, sepse ne po ftohemi që të votojmë për një komision ad-hoc i cili në procedurë e sipër, kryesuesi fton pa të drejtë”.

“Ne do t’i drejtohemi në këtë frymë të vendimit që e ka sjellur, se a ka të drejtë kryesuesi të vazhdojë që t’i ftojë deputetët që të zgjedhin komision ad-hoc për votim të fshehtë. Është eksplicit në kërkesë”, tha Haziri.

Tutje, Haziri tha se nëse krijohet një situatë e çrregullt politike, ku Kosovës i mungon presidenti dhe kreytari i kuvendit, atëherë kryetari i Gjykatës Kushtetuese udhëheqë me Kosovën.

“Të krijohet një situatë e çrregullt në Kosovë, ku mungon presidenti, mungon kryetari i kuvendit, atëherë kryetari i Gjykatës Kushtetuese udhëheqë me Kosovën. Ai është autoritet që zëvendëson në vakume të mëdha institucionale, ai është në ranglistë ta marrë autoritetin dhe ta udhëheqë shtetin”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button