Lajme

Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar kryesuesit të seancës Avni Dehari, i cili ka thënë se “do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”.

Sipas Mustafës qasja e VV-së dhe Deharit është e llojit “mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”.

Postimi i tij:

“Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo” paska thënë Dehari.

Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askend, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues.

Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu.

Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button