Ballina

“Në shumë fshatra nuk ka ujë të pijshëm” – Natyra Kuçi bën premtimin për qytetarët e Deçanit 

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Deçanit, Natyra Kuçi në “DPT te Fidani”, tha problemi i ujit të pijshëm në Deçan do të zgjidhet me qeverisjen e saj.

Ajo tha se beson që fondet që kanë ardhur për ujësjellësin janë vjedhur, dhe se ujësjellësi nuk është prioritet.

“Nuk mundesh me bashkjetu me një pushtet që nuk e rregullon as problemin me ujë të pijshëm që 23 vjet. Në plot fshatra nuk ka hiç, fare. Këtu është problemi i shpërndarjes së ujit të pijshëm. Do të thotë, qysh e shpjegoj unë të gjitha komunat e tjera e kanë rregullu këtë problem. Këta e kanë pasë fokusin te asfalti se te asfalti vidhet”, tha Kuçi.

Kandidatja e PSD për kryetare të Deçanit ndër tjerash tha se edhe gjendja e sportit në Deçan është shumë e keqe.

Ajo i bëri thirrje komunës që t’i jap qasje për të parë se sa klube financohen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button