Ballina
Murati: Komuna e Prishtinës po e çon në falimentim ndërmarrjen publike me tenderin 16.5 milionësh

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për shpalljen e një tenderi prej 16.5 milionë eurosh për grumbullimin e mbeturinave, që sipas tij, favorizon një kompani private dhe rrezikon ndërmarrjen publike ekzistuese.
Në një postim në Facebook, Murati e akuzoi kryetarin Përparim Rama për keqpërdorim të parasë publike dhe paralajmëroi për pasoja ndaj qindra punëtorëve.
Ai gjithashtu kërkoi reagimin e prokurorisë për këtë çështje. Kjo është pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme mes dy zyrtarëve për menaxhimin e buxhetit komunal.