
Një rrahje pas një mosmarrëveshjeje ka ndodhur dje mes tre personave në Suharekë.
Gjatë incidentit njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor, bënë të ditur policia.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, derisa policia edhe ka konfiskuar një revole me 8 fishekë.
”Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.