Ballina

Dështon vazhdimi i 48-të i seancës konstituive, kryesuesi Dehari sërish ua ndërpren fjalën deputetëve

As në përpjekjen e 48-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve Rashit Qalajt të PDK-së, Alban Zogajt të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AAK-së.

51 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 19 korrik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button