
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në konferencën hapëse të edicionit të 12-të të Javës së Gruas 2025, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).
Ky edicion vazhdon traditën e promovimit të fuqizimit të grave dhe përfshirjes së tyre në vendimmarrje, ku Osmani është shprehur e përkushtuar për mbështetjen e barazisë gjinore në të gjitha nivelet.