Ngritet aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurëve F.M dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Klankosova.tv, mëson se bëhet fjalë për ish- nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën dhe ish-drejtorin e Kadastrit në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj.
Të njëjtit dyshohet se i kanë shkaktuar dëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.