Arrestohen tre të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prishtinë

Të entjen në Prishtinë janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë nga një rast që kishte ngjarë pesë ditë më parë.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 18.09.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në vendbanimet e tyre dhe në një veturë pronë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e shkurtër, pistoletë dhe një AK-47”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.