Napoli rinovon kontratën e yllit të skuadrës

Anësori italian, Matteo Politano rinovon kontratën e tij me Napolin.
Kampioni i Italisë gjatë ditës së sotme do të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Matteo Politanos. Politano, i cili ka një rol qendror brenda formacionit titullar të Antonio Contes, do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028.
I lindur në vitin 1993, në 238 ndeshje me fanellën e Napolit ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 35 asistime. Gjatë karrierës së tij, përveç fanellës së Napolit, ai ka veshur edhe ato të Interit, Romës, Sassuolos, Pescaras dhe Perugias.